Dashi

Përsa i përket kësaj jave, Dashi ka një mundësi ideale në fushën e punës, mund të jetë një kontratë e re pune, një ngritje në detyrë apo mundësia për të nisur një punë të dytë. Stabilizimi ekonomik duket i mbarë për shenjën e Dashit në këtë periudhë. Gjithashtu do të ketë mundësi në marrjen e një vendimi të rëndësishëm si dhe në stabilizimin e çdo problemi. Koha më e përshtatshme në fushën e dashurisë me ndikime të forta planetare kryesisht është për Dash-Shigjetar dhe Dash-Bricjap. Çdo lidhje që bëhet këtë javë do të ketë jetëgjatësi, pasi është një kohë e artë në fushën e dashurisë.

Demi

Shenja e Demit duhet të tregohet pak e kujdesshme përgjatë kësaj jave. Janë pak të mërzitur Demët, duket sikur i ka humbur durimi, pasi janë në pritje të një dokumentacioni, lajmi apo përgjigje që ende nuk e kanë marrë. Në fakt Demi këtë gjë duhet ta kërkojë nga vetja dhe të shikojë ku ka gabuar, mund të jetë një aplikim i gabuar apo çfarë do lloj tjetër e kësaj natyre. Demi është një nga shenjat më korrekte dhe të përpiktë, si shenjë toke që janë, e dini shumë mirë se çfarë duan të bëjnë dhe janë gjithnjë me ‘këmbë në tokë’. Ka ardhur një moment perfekt në lidhje me stabilizimin e punës së tyre, gjithashtu mos të mërziten dhe të tregohen të duruar pasi mundësitë janë të mëdha për zgjidhjen e çdo situate. Ndërsa në çështjet shpirtërore janë pak fajtorë, sidomos me Ujor dhe Luan. Mos u merrni më shumë me punën dhe të lini pas dore jetën personale!

Binjakët

Për Binjakët është një periudhë shumë pozitive, kanë një ndikim shumë të madh, pasi shenjat e ajrit do të jenë të favorizuara si në fushën ekonomike ashtu dhe në atë të udhëtimeve. Binjakët duket se do të kenë përfitime ekonomike financiare përgjatë kësaj periudhe, e cila është e artë pasi ka nisur një ‘epokë’ rindërtimi për Binjakët ku duket se çdo gjë e nisin në rrugë të sigurtë. Mundësi shumë të mira kanë dhe në fushën e punës, sidomos ata që janë në role drejtuese. Në fushën shpirtërore, një ndarje që kanë patur me Bricjap mund të rikuperohet, është një periudhë e mirë ribashkimi. Koha më perfekte me ndikimin më të mirë është pas ditës së mërkurë, mund të kërkojnë për të bërë një takim i cili ka shumë mundësi që të rezultojë pozitiv.

Gaforrja

Fokusi i Gaforreve për këtë javë është ekonomia. Do arrijnë në finish të ideve dhe nismave të tyre. Duke qenë se është një nga periudhat më të mira në fushën e ekonomisë, Gaforret duhet të ecin me plane të qarta dhe çdo kredi apo para, ta investojnë në më të mirën e mundshme dhe në këtë mënyrë suksesi do të jetë i garantuar në të ardhmen, në të kundërt mund të mos dalin të fituar. Guvernatori i Gaforres është Hëna, ndikimi i saj është shumë i fortë në këtë shenjë. Kujdes, nëse nisni diçka çojeni deri në fund pa devijuar rrugës në kthesa të ndryshme, por ecni në destinacionin e planifikuar! Ndërsa në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe Akrep të 10-të ditëshit të dytë janë perfekte, kurse me Ujor është momenti dhe mundësia juaj për të arritur aty ku dëshironi. Ata që kanë një lidhje dhe duan t’a kthejnë në serioze është momenti më i mirë i mundshëm.

Luani

Luanët kanë fuqinë që mbizotëron, kanë fuqinë e punës së tyre. Priten ditë shumë të mira për Luanët, favorizohen shumë në udhëtime dhe dokumentacione. Kanë shumë mundësi për të marrë një lajm të shumë pritur. Dita më perfekte e Luanëve këtë javë do të jetë dita e martë. Ndikimi planetar për Luanët është shumë favorit përgjatë kësaj periudhe ku duket se nuk do të kenë probleme si në punë ashtu dhe në ekonomi. Ndërsa në fushën e dashurisë, çështjet shpirtërore në lidhjet Luan – Peshk, Luan – Binjak duken të mbara, kurse pak vëmendje dhe kujdes duhet të bëjnë me Shigjetar të 10-të ditëshit të dytë.

Virgjëresha

Shenjat e tokës si Virgjëreshat kanë një mundësi tani për të realizuar planet e tyre, edhe pse nganjëherë merakosen më shumë se ç’duhet, mërziten dhe nevrikosen, dhe duhet thënë se ato janë nga shenjat më të duruara dhe më të matura. Për të tre 10-të ditëshat, por më shumë ai i dyti, nëse kanë në plan për të nisur diçka, duhet ta nisin. Nuk keni kohë për të humbur! Nëse doni dhe dëshironi që të nisni një punë qoftë privatisht, një punë tuajën jo me njerëz të tjerë, bëjeni, stabilizojeni dhe pastaj ekspozojeni. Mos e përflitni një punë të papërfunduar. Është një moment tani ku ju keni të gjitha mundësitë, ana pozitive e juaja është puna, ndërsa ana negative është shtyrja e gjërave. Momenti ideal për të vepruar është tani! Ditë me ndikim shumë të mirë falë një trekëndëshi planetar është dita e enjte. Në çështjet shpirtërore ndikime shumë favorite kanë Virgjëreshat me Bricjap, Binjak dhe Ujor. Ndërsa të palidhurit kanë mundësinë e një njohje të re.

Peshorja

Angazhohen shumë Peshoret në këtë javë, e cila është shumë e rëndësishme. Është një javë tepër aktive, pasi kanë marrë përsipër për të bërë shumë gjëra, të cilat në fillim janë dukur të lehta, por rrugës janë vështirësuar. Mirëpo ka ardhur momenti tani edhe pse do lodheni shumë këtë kohë do të dilni të përfituar. Prandaj nuk ka vend për t’u shqetësuar. Ndikimet në fushën familjare do të jenë shumë të mira. Mund të merrni një gëzim shumë të madh, si ardhjen në jetë të një fëmije. Ndërsa në fushën shpirtërore ndikime pozitive keni me Binjak, Ujor dhe Dash. Në një çështje pune, një çështje llotarie apo dokumentacioni e keni mundësinë, apo fitimin e një çështje ligjore.

Akrepi

Për shumë arsye mund të themi se Akrepët janë qendra zodiakale. Të zhvilluar në punën e tyre, në role drejtuese, në intelekt, në maturi dhe zgjuarësi. Përgjatë kësaj jave e cila është shumë e rëndësishme, Akrepët do të kenë mundësi shumë të mëdha kryesisht në çështje që lidhen me punën. E keni mundësinë për marrjen e një pune të dytë, nëse merrni një ofertë, pranojeni pa hezituar pasi shumë dyer do hapen për ju. Koha ka treguar se jeni me shumë fat në stabilizimin ekonomik. Pak kujdes duhet të bëjë 10-të ditëshi i tretë me financat, sidomos në shit-blerje. Mendohuni mirë para se të veproni! Ndërsa sa i takon fushës së dashurisë duket se është një moment i mirë, sidomos ndikimet me Gaforre dhe Dash. Pak vëmendje duhet të bëni me Binjak të 10-të ditëshit të tretë.

Shigjetari

Mund të themi se Shigjetarët kanë ‘gurin dhe arrën në dorë’ vetëm duhet të gjejnë vend për t’a thyer. Çka do të thotë se është një periudhë perfekte për Shigjetarët, është një javë ideale me mundësi dhe plot mbarësi si në fushën profesionale, ashtu dhe në ekonomi dhe dashuri. E keni mundësinë përgjatë kësaj jave të realizoni çdo ndryshim që doni të bëni në jetën tuaj, ndryshime këto që do të kenë rëndësi të madhe për vazhdimësinë, edhe pse kërkohet gjithnjë vëmendje ku vini këmbën, ku doni të arrini. Në fakt Shigjetarët, pjesa më e madhe e tyre, ecin gjithnjë me plan dhe kjo i bën të ndjehen të sigurtë dhe superiorë. Dita e martë dhe dita e enjte janë ditë me ndikime shumë të mira. Në çështjet shpirtërore një lidhje e shkëputur ka mundësi stabilizimi. Ndikim pozitiv kanë Shigjetar-Binjak dhe Shigjetar-Peshk.

Bricjapi

Për Bricjapët mund të themi se ata ndryshojnë gjithnjë mënyrën e të menduarit sa i takon punës së tyre. Duket se janë në dilemë për të bërë diçka tjetër, për të ndryshuar punën edhe pse ndjehen shumë të sigurtë në punën e tyre, kërkojnë gjithnjë më shumë. Sa i takon financave duhet të jenë pak më të rezervuar, të mos shpenzojnë shumë, por të mendojnë edhe për të ardhmen. Është një periudhë shumë e mirë me ndikime favorite planetare, sidomos dita e hënë, e enjte dhe e shtunë. Dita e shtunë mund të jetë shumë e vlefshme për bisedime të rëndësishme. Në çështjet shpirtërore duhet të bëni pak kujdes, pasi sapo keni dalë nga disa debate dhe kjo javë ju jep mundësi për të zgjidhur çdo lloj problemi dhe për ta stabilizuar ashtu siç ju e doni.

Ujori

Ujorët janë shenja që ngacmohen nga gjëra të vogla, por nganjëherë gjërat e vogla bëjnë diferencën. Në lidhje me punën, në lidhje me ndryshimet që juve keni, është një mundësi shumë e mirë tani, pikërisht në këtë periudhë, e cila është shumë pozitive. Ndikimi planetar do të jetë shumë favorit në fushën e karrierës tuaj. Gjithashtu fusha ekonomike duket e mbarë. Nëse disa gjëra kanë qenë të vështira për t’u realizuar më parë, tani ka ardhur momenti që ato të mund të zgjidhen pikërisht në këtë periudhë. Çdo gjë do të arrihet falë këmbënguljes dhe suksesit tuaj! Në çështjet shpirtërore, në një lidhje që keni me Akrep duhet të gjeni rrugën e duhur të komunikimit, është një moment shumë i mirë për të stabilizuar lidhjet tuaja. Ditë favorite janë dita e mërkurë dhe dita e diel.

Peshqit

Peshqit stabilizojnë një punë të pritur prej shumë vitesh si dhe marrin dokumentat e një pasurie të paluajtshme. Keni kaq shumë për të bërë këtë javë në fushën e punës, në fushën e karrierës. Është momenti juaj! Shkojini pas gjithçkaje, mos e lini pas dore, është momenti dhe koha tani për të zhvilluar dhe për të ndryshuar gjithçka në fushën ekonomike financiare. Është një mundësi shumë e mirë që ju jepet për të zgjidhur çdo gjë vetë ju, ashtu siç e dëshironi. Koha ka provuar që jeni me shumë fat, sidomos në ekonomi dhe në nisma të reja. Për ju që nuk keni një punë stabël është momenti tani për t’a stabilizuar. Ndërsa në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Bricjap dhe me Gaforre duken të mbara. Bashkim për lidhjet në distance, favorit ndikimi Peshk – Shigjetar.