Astrologu Hysgen Daut bëri parashikimin e Horoskopit për muajin korrik në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’.

Ai ndau shumë detaje për të ditët në vijim të 12-ta shenjave, nga dashuria, karriera dhe deri te qejfi i verës.

Lexoni parashikimin e yjeve për çdo shenjë:

DASHI

Dashi do të ketë disa valë të mira financiare, por që gjatë rrugës do të ketë dyshimet dhe krizat e veta. Për arsye sepse mund të ndodhi që të investojë në vende të gabuara dhe duhet të ketë shumë kujdes në këtë aspekt. Pjesa e dashurisë, do të ketë disa kriza në çift. Pra, unë te financat do i shikoja në mënyrë pozitive, kurse te pjesa në çift me familjen do kenë disa dinamika, disa kriza, disa momente vështirësie që do vijnë nga një hënë e plotë që do kemi në Bricjap. Këto do sjellin dinamika, universi do i sjelli disa keqkuptime, por që do anashkalohen shumë shpejt.

DEMI

Janë në një verë shumë të mirë, shumë produktive. Për gjatë korrikut, do kenë njohje të reja. Ana romantike do të jetë shumë e favorizuar, ana e pushimeve, e udhëtime do të jetë shumë e favorizuar. Vetëm ai stabiliteti emocional nuk do të jetë shumë i favorizuar. Do të jenë ulje dhe ngritje në situatat e tyre. Korriku ka diçka të veçantë që e favorizon dashurinë dhe në takime të reja që mund të nisin në mënyrë spontane dhe nuk do të pretendojnë për diçka afatgjatë, por që automatikisht situatat dhe rrethanat do e bëjnë që të jetë afatgjatë.

BINJAKËT

Janë në një periudhë pritjeje lidhur me projektet dhe finalizimet e tyre që doni të bëni. Kjo pritje ndodh dhe për Binjakët që duan të ndryshojnë shtet, për Binjakët që mund të kenë një proces gjyqësor, për Binjakët që kanë qoftë dhe një projekt televiziv dhe në karrierë, ku po presin që ta finalizojnë.

Vetë korriku dhe vetë vera do i bëj që të presin më shumë, për arsye që kur të ndodhi finalizimi i kësaj gjëje do të jetë në kohën e duhur. Korriku do të jetë pak i rrëmujshëm, i sjellë lajme, por nuk i sjellë ende veprime. Në dashuri, do të vazhdojnë të kenë finalizime, për martesat dhe ato lidhjet ekstreme në ndarje.

GAFORRJA

Lajmet e mira do i ndjekin. Do kenë momente lumturie, vëmendje, njohje të reja. Gaforret do kenë dal nga guacka, tashmë do e kenë bërë këtë gjë që në fillim të sezonit dhe çdo gjë që mbetet është thjesht për t’u shijuar. Për sa i përket projekteve, do të jenë shumë të suksesesshme, qoftë si nga ana monetare dhe si nga ana e famës. Në dashuri rekomandohen njohje të reja. Për ata që janë në një lidhje, do të kenë një krizë në çift, ku do të jetë goxha kritike dhe do të duhet të merret një vendim.

LUANI

Do të përfitojnë shumë konfort dhe shumë financa të mira këtë periudhë, sepse Venusi ndodhet në Luan dhe do t’i sjellë gjëra të bukura, si para, pushime, dhurata, luks. Luani do të jetë shumë i favorizuar. Kur Venusi ndodhet në Luan, kemi dashurinë të favorizuar. Edhe financat gjithashtu do të jenë shumë të favorizuara.

VIRGJËRESHA

Do të hyjë në një periudhë shumë aktive. Përpos faktit që do të kenë shumë lëvizje të papritura, shumë udhëtime dhe shumë kontrata pune, Virgjëresha do marri një vrull të mirë, sepse Marsi do të hyjë në Virgjëreshë. Kështu që do të kemi një periudhë më vitale, më energjike, lajme më të mira shëndetësore, mund të kemi një diet të re, një regjim të ri, nisjen e një palestre. Pra, çdo gjë që lidhet me fizikun, udhëtimet, po ashtu dhe anën seksuale, Virgjëreshat do të jenë në nivele shumë të larta. Sa i përket dashurisë, nuk do të ketë stabilitet, por as nuk parashikohen kriza apo probleme të mëdha për personat që tashmë janë në çift. Ndërkohë, financat do të jenë të favorizuara, por nuk do të kenë stabilitet, do të kenë shumë luhatje.

PESHORJA

Do jenë midis dy situatave kryesore. Situata e parë do të jetë privatësia, ku do të kenë shumë nevojë për intimitet vetëm me partnerin/ partneren. Edhe ana tjetër do të jetë karriera, që do marrin vendime shumë të rëndësishme lidhur me karrierën në këtë periudhë. Muaji për Peshoren do të jetë 50 me 50, në një farë mënyre është e favorizuar për gjërat konktrete, por nuk është e favorizuar për sa i përket shpërthimeve apo famës. Për Peshoret që janë çift do të kalojnë një periudhë shumë të mirë dhe në privatësi, për ata që nuk janë në çift do të kenë një lidhje shumë të thellë nëse njihen me dikë.

AKREPI

Do ketë një suport nga njerëzit e tjerë, për sa i përket pushimeve, kontratave, por nga ana tjetër këto situata mund të kenë dhe kushte të vështira. Kontratat që mund të firmosin mund të jenë thikë me dy presa, punët mund të jenë me pak frikë. Mund të nisin një punë të re dhe do kenë shumë pasiguri. Po ashtu dhe ana e çiftit do ketë goxha kriza dhe mëdyshje.

SHIGJETARËT

Do t’i japin një vrull pozitiv anës së punës. Vera për Shigjetarët do të thotë ndryshime pune dhe një punë shumë e mirë, e favorizuar. Do thoja që ta shijojnë nga njëra anë punën dhe nga tjetra atë anën e qejfit, sepse do të jetë e alternuar mirë. Stili i jetesës që Shigjetarët do krijojnë këtë verë, do të jetë shumë i shëndetshëm. Ata që kanë kaluar nga një jetë single në një jetë në çift apo familjare, do të jenë gjithashtu të favorizuar këtë verë. Edhe dashuria do të ketë natyrë serioze.

BRICJAPI

Do të kenë mbyllje të mëdha ciklesh, mund të jenë mbyllje shpirtërore, duke harruar situata, njerëz që nuk janë më në jetën e tyre. Do të jenë çështje që do të marrin fund. Nga ana romantike, Bricjapi është shumë i favorizuar, sepse do të kemi një dashuri aventuriere për Bricjapët këtë verë. Personat që janë çift do të favorizohen vetëm nga qejfi dhe udhëtimet.

UJORI

Është në një periudhë shumë të vështirë familjare, pra do të ketë shumë vendime në familje, shumë vështirësi lidhur me pronat, trashëgimitë. Megjithatë, rezultati do të jetë pozitiv, thjesht rruga do të jetë e vështirë. Do të kemi fejesa për Ujorët, vazhdojmë të kemi konkretizime, deklarime lidhjesh, do kemi një jetesë të re, pse jo dhe shtatzëni ose ardhja e një fëmije në jetë.

PESHQIT

Do vazhdojnë të bëjnë qejf, por do të kenë disa luhatje emocionale dhe disa luhatje lidhur me njerëzit që i rrethojnë. Pra, mund të kenë ndonjë problematik në lidhje me rrethin ku ato qendrojnë ose me familjen, por do të jenë gjëra shumë kalimtare. Peshqit do të jenë të suksesshëm, për sa i përket parave, do i vijnë nga të gjitha anët, do kenë burime të reja financiare. Mund të kenë mbase dhe një partner suportiv që i ndihmon nga ky aspekt. Ndërkohë, ana karrierës është favorizuar për ata që duan të bëjnë një bujë të madhe ose një biznes.