Dashi
Dëshironi të lini një përshtypje të mirë në një intervistë apo audicion. Një mike me stil do t’ju japë këshilla se si të përditësoni pamjen tuaj. Ndiheni të emocionuar për mundësitë e ardhshme, por gjithashtu do t’i mbani pritshmëritë tuaja realiste. Një ngjarje e mbrëmjes do të jetë e rwndwsishme, por ju nuk do të keni mëdyshje për shpenzimet.
Demi
Nuk ka kuptim të vazhdoni në një lidhje kur keni shumë pak gjëra të përbashkëta. Nëse ju dhe një partner i ri do të rriteni për të kuptuar njëri-tjetrin, duhet të shikoni nwse ndani të njëjtat qëllime dhe objektiva. Një kohë e qetë për veten tuaj do t’ju ndihmojë të kuptoni disa mendime të ngatërruara.
Binjakët
Një koleg praktik do të përpiqet t’ju ngadalësojë duke këmbëngulur që çdo gjë të bëhet sipas mënyrës së tij. Flisni me një mik nëse jeni duke kërkuar për interesa të reja për të zënë kohën tuaj. Mund të mos ju pëlqejnë të gjitha idetë, por ka disa që mund t’ju interesojnë.
Gaforrja
Ju mund të dëshironit të mos ishit përfshirë në disa aktivitete kur duket se asgjë ju pwrshtatet. Gjithçka që mund të bëni është të jeni të durueshëm. Disa ngjarje interesante në mbrëmje do t’ju mbajnë të zënë dhe do të harroni shpejt çdo zhgënjim të mëparshëm.
Luani
Partneri ose shoku juaj do të marrin lajme të mira për një punë për të cilën kanë aplikuar. Nëse po organizoni një martesë, ose një festë të veçantë, kur bëhet fjalë për listën e të ftuarve, nuk ka rëndësi se çfarë mund të sugjerojnë njerëzit e tjerë, vendimi përfundimtar duhet të jetë i juaji.
Virgjëresha
Një udhëtim i shkurtër, ose një bisedë me një mik të vjetër, do të ndryshojë pikëpamjet tuaja për dikë, ose diçka që ka qenë në mendjen tuaj. Kjo mund t’ju çojë në marrjen e një vendimi që është pak i çuditshëm për ju, por do ta dini se është gjëja e duhur për të bërë.
Peshorja
Ka filluar të ndjehet sikur një punë vullnetare që bëni është më shumë si një punë e papaguar me kohë të plotë. Ju nuk do tw shqetësoheshit pwr këtë, por për mungesën e mirënjohjes që ju vjen. Ju po filloni të vini në dyshim angazhimet tuaja ndaj një projekti bamirësie.
Akrepi
Duket se nuk mund të vazhdoni pa pasur dikë pranw. Do të ishte më e lehtë për ju nëse dikush do ta mbante mendjen në punwt e tij dhe do të qëndronte jashtë tuajave. Ashtu siç dëshironi që disa njerëz t’i mbajnë për vete pikëpamjet e tyre. Ju me të vërtetë nuk jeni të interesuar për gjithçka që ata kanë për të thënë.
Shigjetari
Jeni konfuz për një marrëveshje afatgjatë ligjore ose financiare për të cilën do të bihet dakord. Shfrytëzojeni këtë mundësi për t’i dhënë një qasje më të kujdesshme. Ju duhet të peshoni të mirat dhe të këqijat dhe më pas të merrni një vendim.
Bricjapi
Kohët e fundit keni qenë të shqetësuar për disa ndryshime. Kjo është arsyeja pse ju do të merrni parasysh të gjitha ofertat dhe ftesat që po ju bëhen tani. Tundimi më i madh do të jetë hyrja në një formë të re partneriteti që mund të hapë mundësi për udhëtime në të ardhmen.
Ujori
Nuk duhet të hezitoni të vendosni disa punë që keni bërë rregullisht në dorë të dikujt tjetër. Ju po filloni të mërziteni me një angazhim afatgjatë. Një projekt në grup ka humbur tërheqjen dhe ju nuk mund të injoroni dëshirën për të kërkuar diçka tjetër për të bërë.
Peshqit
Ju mund të dyshoni në aftësinë tuaj për të kryer një detyrë me të cilën nuk jeni të njohur, por asgjë nuk do të humbni duke e bërë këtë. Ju gjithmonë mund të kërkoni ndihmë kur ju nevojitet. Edhe nëse keni disa pengesa, këto mund të kapërcehen me pak durim.