Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është larguar nga zyra e qeverisë pa takuar homologun shqiptar Edi Ramën.
Burime për Top Channel, bëjnë me dije se Kurti është pyetur nëse do e takojë Ramën sot dhe nuk ka pranuar të përgjigjet për mediat.
Aktualisht Rama ndodhet në takim me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin në zyrën e saj, ku dy godinat ajo e Presidencës dhe e Kryeministrisë ndodhen ngjitur me njëra-tjetren, megjithatë takimi mes dy homologëve deri më tani nuk ka ndodhur.