Inter ka bërë një ofertë të re për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen me Chelsea për Romelu Lukakun. Ai që nuk dëshiron asgjë më shumë se të veshë sërish fanellën e zikaltër, për herë të tretë në karrierë.
Marotta po ecën konkretisht dhe është i vendosur të shkurtojë kohën për të rikuperuar belgun. Ngushëllues është lajmi nga Londra se Lukaku nuk do të jetë i pranishëm në ditën e parë të stërvitjes te Chelsea.
Blutë e Londrës, të cilët e vlerësojnë Lukakun 45 milionë euro, janë në pritje të propozimit të ri të Interit. Propozim që do të vijë këto dy ditë. Avokati Sebastian Ledure, një njeri i besuar i sulmuesit, u ka thënë qartë drejtuesve të Chelseat se nuk do të shqyrtojë oferta të tjera përveç asaj të Interit.
Oferta e klunbit zikaltër për klubin e kryesuar nga Todd Boehly do të rritet për të thyer shifrën e 30 milionë eurove: një hap i rëndësishëm që nënvizon vendosmërinë për ta bërë Romelu-n edhe një herë të tyren.
Ndoshta do të duhet një rritje tjetër, por negociatat kanë nisur zyrtarisht. Objektivi është që çështja të mbyllet sa më shpejt, si dhe të shmanget përfshirja e klubeve të huaja të mundshme, pa harruar Juventusin, i cili mbetet në dritare. Por Lukaku nuk do të ikte kurrsesi në Torino me fanellën bardhezi.