Interi është gati që të “shtangë” sërish Milanin në merkaton e verës, i cili pas transferimit të Markus Turam është vënë në ndjekje të një tjetër objektivi të kuqezinjve.
Bëhet fjalë për Daiçi Kamada, i cili prej kohësh ka pranuar ofertën e “Djallit”, por zyrtarizimi po mungon, duke bërë që japonezi të ndryshojë mendje.
“FCInterNews” raporton se agjenti i 26-vjeçarit është i lodhur nga Milani dhe ka nisur të bisedojë me Interin.
Nga ana tjetër, zikaltrit e shikojnë si mundësi të mirë Kamadën për të zëvendësuar Brozoviçin, duke parë që japonezi është një lojtar i lirë pasi i dha fund aventurës me Aintrahtin e Frankfurtit.
Gjithsesi objektivi kryesor i Interit vazhdon të jetë Davide Fratezi, me italianin që gjithashtu ka shprehur se dëshiron të luajë me zikaltrit.