Një grup ish-zyrtarësh të sigurisë amerikane kanë zhvilluar bisedime me elitën ruse, për një marrëveshje të mundshme paqeje me Ukrainën. Në një shembull të nivelit të lartë të diplomacisë që ndodhë prapa skenave, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov u takua me anëtarët e grupit për disa orë në prill në Nju Jork, thanë për NBC News katër ish-zyrtarë dhe dy zyrtarë aktualë.
Në axhendën e takimit të prillit ishin disa nga çështjet më të mprehta në luftën në Ukrainë, si fati i territorit të kontrolluar nga Rusia që Ukraina mund të mos jetë në gjendje ta çlirojë kurrë, dhe kërkimi për një platformë të paarritshme diplomatike që mund të jetë e tolerueshme për të dyja palët. Të ulur me Lavrov ishin Richard Haass, një ish-diplomat dhe presidenti në largim i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, thanë zyrtarët aktualë. Grupit iu bashkuan nga pala evropiane, Charles Kupchan dhe eksperti i Rusisë Thomas Graham, të dy ish-zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe të Departamentit të Shtetit, të cilët janë anëtarë të këshillit për marrëdhëniet me jashtë.
Megjithatë, të pyetur rreth zhvillimeve, ish-zyrtarët amerikanë të përfshirë në diskutime nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga NBC News, çka tregon se bisedimet që po mbaheshin synonin të ishin konfidenciale.