Hakan Calhanoglu rinovoi disa ditë më parë me Interin deri në vitin 2027. Mesfushori turk është i entuziazmuar në lidhje me sezonin e ri, duke theksuar se ai dhe shokët e skuadrës do të luftojnë për fitimin e trofeve.
“Jam i lumtur që jemi kthyer sërish në stërvitje dhe gjithashtu jam i lumtur për rinovimin. Sepse jam shumë i lumtur këtu tek Interi. Është gjithmonë bukur të rikthehesh dhe shohësh shokët e skuadrës. Më kishte marrë malli për ta.
Jam përmirësuar shumë mendërisht, jam shumë i uritur për të fituar. Shokët më kanë ndihmuar gjithmonë. Kur të gjithë e ndihmojmë njëri-tjetrin, atëherë nuk ka shanse që rezultatet pozitive të mos vijnë.
Shumë lojtarë janë larguar nga Interi, të tjerë kanë ardhur, por është bukur edhe kur sheh fytyra të reja. Mbushesh me më shumë ambicie.
Objektivat tona? Nuk ndryshojnë asnjëherë, ne duam të ndihmojmë lojtarët e rinj dhe të fitojmë sa më shumë trofe. Do të japim gjithçka kemi për të realizuar qëllimet e Interit”, u shpreh 29-vjeçari turk.
Nënkampionët e Europës do të zhvillojnë një fazë përgatitore në Japoni. Trajneri Simone Inzaghi do të marrë me vete 26 futbollistë, mes tyre edhe Kristjan Asllanin.