Nënshkrimi i mundshëm i Kylian Mbappé me Real Madrid hyn në javën vendimtare. Që nga java e kaluar, kthesa e sulmuesit francez ka filluar të përshpetojë ngjarjet, sepse ai vazhdon të jetë nën presion nga Parisi. Konflikti mes lojtarit dhe entit parizien vazhdon.
Kylian vijon turneun e tij veror, pasi ishte në Miami, ai vizitoi Kamerunin, vendin e babait të tij dhe tani do të zbarkojë në Algjeri, vendlindja e nënës. Kthimi ne Paris është planifikuar për të hënën më 17 korrik, katër ditë përpara miqësores së parë të PSG-së.
Atë 21 korrik Mbappe nuk do të luajë, pasi nuk mund të rrezikohet me 4 ditë stërvitje. Vetëm një ditë më pas, më 22, PSG shkon në turne në Japoni. Presidenti Al Kelaïfi bën presion për të mos arritur atë datë kritike pa e zgjidhur çështjen Mbappe, ose rinovim, ose shitje.
Ndërkohë, në Paris kanë gjetur edhe zëvendësuesin, ai është Harry Kane, i aftë t’u siguroja gola si Mbappe. Nëse Bayern ka ofruar 80 milionë euro për Kane, PSG do të plotësonte dëshirën e Tottenham me 100 milionë, sepse nëse shitet Mbappe, paratë janë mëse të mjaftueshme.
Numërimi mbrapsht për zgjidhjen e çështjes Mbappé-PSG dhe transferimi i tij i mundshëm në Madrid me siguri do të jenë kryefjala e kësaj jave e merkatos botërore.