Harry Kane është gjithnjë e më afër Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë do e rrisin ofertën e tretë në 100 milionë euro. Shumë që pritet t’i japë fund rezistencës së Daniel Levyt, presidentit të Tottenhamit.
Goleadori dhe kapiteni i Spurs, e ka arritur prej ditësh akordin me drejtuesit e Bayernit. Dhe tani po pret vetëm marrëveshjen mes dy klubeve për t’u vënë nën urdhrat e Thomas Tuchel.
Shtypi gjerman shkruan se bashkëshortja e Harryt, Katie Goodland, i ka kaluar në Mynih ditët e fundit. Ajo ka parë nga afër disa apartamente, aty ku do të vendoset familja e saj gjatë aventurës gjermane.
Kane, golashënuesi më i mirë në historinë e Tottenhamit dhe kombëtares së Anglisë, do të provojë eksperiencën e parë jashtë ishullit. 29-vjeçari kërkon të fitojë trofe, ndërkohë që Bayerni gjen më në fund pasardhësin e Lewandowskit.