Igli Tare dhe Miroslav Klose janë dy emra shumë të rëndësishëm për historinë e Lazios, por, fatkeqësisht, marrëdhënia mes tyre, e nisur në fakt mënyrë të shkëlqyer, po karakterizohet me sulme dhe kundërpërgjigje.
Më fund të majit të kaluar, Klose, në një festë të klubit bardhekaltër, deklaroi se ishte larguar nga kjo skuadër pasi nuk i ishte ofruar kurrë rinovimi, ndërsa ish-drejtori sportiv, shqiptari Tare, u shpreh në lidhje me këto deklarata se nuk është e thënë se pas një futbollisti të madh të jetë një njeri i madh (kuptohet, referenca ishte për Klosen).
Në një prononcim të fundit për “Il Messaggero”, ish-sulmuesi i kombëtares gjermane iu kthye sërish kësaj teme.
“Nuk dua të bëj polemika, thjesht thashë që nëse një klub vendos të ndërpresë një marrëdhënie me një lojtar, duhet t’i tregosh paraprakisht e jo të presësh ditën e fundit siç ndodhi me mua, Lulic, Maurin, Bizzarrin, lista është e gjatë…”.
U ndamë keq, sepse (Tare) nuk është një person që i thotë gjërat në fytyrë, por duhet pranuar që ka bërë një punë të madhe te Lazio, më mori mua dhe shumë talente si Felipe Anderson dhe Milinkovic”.