Lojtarët e Kombëtares janë në qendër të merkatos, duke pasur oferta nga klube të ndryshme. Përtej Adriatikut bëjnë me dije se Lecce në Serie A është duke konsideruar dy emra nga kombëtarja shqiptare.

Pas Ylber Ramadanit të Aberdeen, tanimë edhe portieri Thomas Strakosha lidhet me një rikthim në Serinë A të futbollit në Itali. Te Lecce janë duke bërë shumë ndryshime, kjo për të përforcuar skuadrën në prag të një gare të fortë për sezonin e ri.

Pas emërimit të Roberto D’Aversës në stol, klubi po mendon për dy shqiptarët. Nëse për Ramadanin kontaktet kanë nisur prej disa kohësh, në skenë ka dalë edhe emri i Strakoshës.

28-vjeçari u largua nga Lazios një sezon më parë për te Brentford në Premier League, teksa nuk ka luajtur me ekipin e ri kjo edhe për shkak të një dëmtimi që e mbajti jashtë për disa muaj. Paga prej 2 milionë eurosh në sezon step Leccen, me Strakoshën që ka luajtur më shumë se 200 ndeshje në Serie A.