Pak kohë më par‰ Noizy e denoncoi Kleviol Ahmetajn për përndjekje, pasi i ka shkaktuar ankth dhe frikë. Ky i fundit përfundoi i arrestuar pas problemeve me Noizy-n, ndërsa në rrjete sociale të dy djemtë u përpoqën të japin versionin e tyre të historisë.
Konflikti i tyre është rikthyer sërish në vëmendje sot, ndërsa Prokuroria i ka kërkuar Noizy-t dhe babait të tij të kryejnë test psikologjik. Kjo, që psikologu të vërtetojë nëse gjendja e reperit është vërtetë e rënduar siç pretendon.
Nëse do të rezultojë që po, Kleviol Ahmetaj mund të rrezikojë sërish burgun.
