Korabi ka bërë goditjen e parë të merkatos, me klubin dibran që ka prezantuar ditën e sotme Rihan Zeqirin.
Mesfushori 25-vjeçar ka firmosur për dy vite me Korabin, pas një aventure nga Vëllazërimi.
Zeqiri, i cili është me origjinë nga Tetova, është prodhim i akademisë së Shkëndijës.