Moderatorja e reality show-t “Kepi i VIP”-ave, Kiara Tito, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive për Edicionin Informativ, ku ka zbuluar se si ndihet tani që është rikthyer në Top Channel. Duke e konsideruar shtëpinë e saj të parë mediatike, Kiara shprehet se ‘emocionohet dhe e bën të ndihet krenare për veten’.
Por jo vetëm kaq, pasi Tito ka zbuluar se çfarë do të bëjë pas përfundimit të sezonit të parë të “Kepit të VIP”-ave. E mesa duket ish-banoren e “Big Brother VIP 2” do ta shohim sërish në ekranin e Top Channel.
“Më është propozuar diçka, gjithmonë në Top Channel, megjithatë nuk mund ta tregojë ende se për çfarë bëhet fjalë, po besoj që diku do më shihni me se s’bën”, tha Kiara Tito