Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Tashmë në kohën e Facebook-ut, Sali Berishës i ka ardhur patjetër në memorien e rrjetit social mesazhi që ai shpërndau për zgjedhjen e Sali Berishës si kryetar i PD-së.

“Urimet më të përzërmta kryetarit të PD Lulzim Basha.

Të dashur miq, ju ftoj të urojmë të gjithë së bashku sukseset më të mëdha kryetarit të ri të PD Lulzim Basha i cili u zgjidh dje me një mbështetje plebishitare nga anëtarët e PD. Lulzim Basha është historia e suksesit të të riut shqiptar në liri, dhe që i ka bërë shërbime të çmuara PD vendit dhe kombit të tij.

Ju ftojmë të punojmë fort dhe me përkushtim nën udhëheqjen e liderit tonë për një fillim të fuqishëm të PD, vendimtare për fitoren e ardhëshme të saj, integrimin dhe zhvillimin e Shqipërisë. Sb”, shkruante Sali Berisha në postimin e tij për zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD.