“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…

E duket se dinamikat e ndodhura jashtë shtëpisë, kanë pasqyruar në rrjetet sociale pëlqimet apo mos pëlqimet e ndjekësve. Nga ajo çfarë vihet re, është fakti se Luizi, me gjithë mbështetjen e madhe që ka, ka nisur të humb ndjekës, shkak për këtë janë bërë pikërisht sherret e shpeshta që ai bën kryesisht me ish-banorët.

Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë” që po xhirohet aktualisht në Korçë, është në vend të fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 5 mijë ndjekës. Prej javësh, Luizi vetëm ka humbur ndjekës në “Instagram”-in e tij. Madje, ka edhe nga ata që shprehen se në fakt Luizi ka blerë ndjekës, ndaj edhe po i largohen kaq shpejt nga faqja e tij.

Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 2 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar, duke shkuar kështu në 583 mijë ndjekës. Efi vazhdon të humbasë ndjekës. E duke qenë se edhe vetë Efi e ka kuptuar këtë fakt, ka nisur të jetë edhe më aktive në rrjetet sociale. Ishfinalistja e “Big Brother”, gjatë një “Ask” me ndjekësit e saj, ka premtuar se do të rikthehet në ekran. Por më shumë sesa një projekt i ri, duket një hap për të mbajtur disi të angazhuar ndjekësit e saj dhe lajmet që menjëherë qarkulluan në media të ndryshme.