Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së) e ka cilësuar si inat personal refuzimin që Albin Kurti bëri për tu takuar me kryeministrin Edi Rama.
Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Kontrast’, deputetja tha se Kurti është thjesht një mashtrues e demagog, ndërsa shtoi se kjo sjellje e rij mund t’i kushtojë rëndë Kosovës.
“Problemin më të madh e ka me Albin Kurtin! Albin Kurti nuk mund të ikë në asnjë rrethanë nga Albin Kurti vetë.
Problemin më të madh Albin Kuri i sotshëm e ka me ato që ka qenë dikur. Ai se kupton se është kryeministër e shtetit, por po sillet si një inatçor i keq që e shfrytëzon për të bërë zhurmë.
Kur jemi te kushtëzimi i takimit me Ramën e kam thënë se Albini më lehtë ja fal Vuçiçit krimet në Kosovë, sesa ti falë Ramës, shtrirjen e tij për të tollovitur në zgjedhjet e Shqipërisë para 2 vitesh, inatet që ka me Ramën, në inate personale që nuk kanë të bëjnë me Kosovën.
Ajo që mund të them është se është vetëm një demagog, një mashtrues, një injorant, një gënjeshtra që përdor çdo metodë të mundshme për të sulmuar kundërshtarët politikë. Kjo sjellje e Kurtit do t’i kushtojë shumë rëndë Kosovës”- tha Mysliu.