Presidenti i Barcelonës Joan Laporta zbuloi se edhe pse Lionel Messi nuk është më lojtar i “Blaugranave” katalanasit do të vazhdojnë të paguajnë pagën e tij deri në vitin 2025.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Laporta theksoi se klubi i Barçës është duke vuajtur pasoja e drejtuesve të mëparshëm dhe që ende paguan paga të lojtarëve që nuk luajnë më për ta, siç është rasti i yllit argjentinas.
Realizoi 9 gola sezonin e fundit, Augsburg blen Mërgim Berishën nga Fenerbahce
“Ne kemi ende pagesa të papaguara me Messin që përfundojnë në vitin 2025. Ky është rezultat i marrëveshjeve me menaxhmentin e mëparshëm”-deklaroi Joan Laporta.