Lojtari i Milanit, Rafa Leao, po shijon ditët e fundit të pushimeve para se të rikthehet për sezonin e ri. Portugezi, mjaft aktiv në rrjetet sociale, ka publikuar një video në kanalin e tij në YouTube ku flet për shitjen e Sandro Tonalit te Neëcastle. Ja çfarë tha ai:

“Nuk e prisja që Tonali të largohej, sepse ai është një lojtar i fortë dhe i rëndësishëm për Milanin. Ai bënte diferencën në mesfushë, e pashë si trashëgimtarin e Gattusos, sepse ai ka qenë tifoz i Milanit që kur ishte fëmijë. Do të kisha dashur që të qëndronte këtu edhe për shumë vite, ne kemi një marrëdhënie të mirë, i uroj fat dhe shumë suksese në sipërmarrjen e re”.

“Numri 10 – vazhdoi Leao – është një fanellë e rëndësishme, sepse të sjell përgjegjësi dhe do të jap maksimumin tim për të falënderuar edhe klubin tim që më jep mundësinë të vesh këtë fanellë dhe këtë numër”.