Zgjedhje kjo që është pritur me entuziazëm të madh në Brazil, atje ku shumë futbollistë aktualë, por edhe emra si Ronaldinho, kanë thurur elozhe për Ancelottin.

Ky i fundit po mendon të përfshijë një emër të njohur në stafin teknik te “Seleçao”. Bëhet fjalë për Kaka, me të cilin kaloi sezone të mrekullueshme te Milani, duke fituar gjithçka me kuqezinjtë.

Të dy e kanë ruajtur raportin e veçantë mes tyre, dhe Ancelotti ka zgjedhur ta ketë si bashkëpunëtor të ngushtë në aventurën e radhës.

64-vjeçari nuk ka drejtuar kurrë më parë një ekip kombëtar. Ëndrra e tij e madhe, njësoj si e gjithë tifozëve brazilianë, është fitimi i Kupës së Botës. Trofe që mungon prej vitit të largët 2002, me Kaka që ishte një nga pjesëtarët e skuadrës fantastike të Luiz Felipe Scolarit.