Një shqiptar shpallet futbollisti më i mirë i Evropianit të 19-vjeçarëve, që u fitua nga Italia. Bëhet fjalë për Luis Hasës, mesfushorin e Juventusit, që spikati në turneun e madh evropian me fanellën e kaltër.

Hasa u aktivizua si zëvendësues gjatë ndeshjes së parë të turneut të Italisë, në fitoren 4-0 kundër Maltës, por në takimet e tjera ishte titullar i padiskutueshëm. I riu me origjinë shqiptare dha asistin në humbjen 5-1 ndaj Portugalisë tri ditë më vonë.

Në finale, nga këmbët e Hasës lindi edhe goli i vetëm i shënuar në këtë sfidë nga Michael Kayode me kokë./ SuperSport