Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” teksa u ndal tek largimi i drejtorit sportiv, Igli Tare dhe “divorci” me Milinkoviç-Saviç.
“Nuk hoqa dorë nga Igli, ai u largua dhe më erdhi keq në nivel personal, njerëzor. Tetëmbëdhjetë vjet bashkë, një shok i madh dhe një njeri i shoqërisë. Një ditë Tare më telefonoi dhe më tha se donte të largohej dhe se ishte mirënjohës për gjithçka që i kisha dhënë”.
Milinkoviç-Saviç? “Unë i kisha ofruar një rinovim dhe një shumë të konsiderueshme, por agjenti i tij më thë se Arabia Saudite garantonte 20 milionë në vit, 18 neto tashmë të tatuara. Lojtari më rrëfeu se po kërkonte diçka të re. Kur më shpjeguan se ishin 15 milionë për Lacion, u përgjigja se 15 ose zero ishte njësoj për mua dhe se do ta bëja të qëndronte. 15 u bënë 20, pastaj 30 dhe më në fund 40. Futbollit italian nuk i mungojnë lojtarët, por presidentët, iu mungon kompetenca”, deklaroi Lotito.