Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure i ftuar në studion e “Wake Up”, ku zbuloi se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në internet. Sipas tij, në 3 muajt fundit shqiptarët kanë kërkuar për ChatGPT, duke i marrë fronin fituesit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli.

Blendi: Çfarë kërkimesh ke bërë, ça na ke sjellë?

Tomi: Unë kam sjellë 3 muajt e fundit se çfarë kanë kërkuar shqiptarët në ‘Google’.

Enxhi: Për çfarë kanë kërkuar, për rritjen profesionale, argëtim apo për ndonjë gjë tjetër?

Tomi: Në përgjithësi ‘Google’ përdoret për të shuar kuriozitete, nga shumica e njerëzve nëpër botë. Tani një nga trendet është ChatGPT, që njerëzit po i largohen ‘Google’-it dhe po shkojnë drejt ChatGPT për të t’a pyetur për gjëra, sidomos studentët dhe nxënësit.

Blendi: Pasi marrin përgjigje më të detajuara, jo thjesht linqe diku.

Tomi: Kështu që ‘Google’ ka një armik të madh sepse këto gjërat teknologjike sapo vijnë e po personalizohen.

Neada: Pra ChatGPT është kthyer në një motor kërkimi shumë më i preferuar?

Tomi: Edhe pse mendohet që shqiptarët nuk kërkojnë në internet për gjëra interesante, le ta themi që ChatGPT-ja ka qenë një nga Top 5 fjalët më të kërkuar në ‘Google’ 3 muajt e fundit.

Blendi: Pra në Shqipëri ChatGPT është më i kërkuari, me një rritje prej 4700 për qind nga 3 muajt e kaluar. Pra mban fronin si më i kërkuari

Neada: Në Shqipëri. Pra më i kërkuar se vetë Luiz Ejlli që bëri namin pak kohë më parë?

Tomi: Po. Nëse e marrim në një term më të gjerë, Luizi është në vend të tretë

Enxhi: Kush ja ka marrë Luizit?

Tomi: Është prapë ChatGPT se shqiptarët e kërkojnë në disa mënyra.