Luizi dhe Kiara bënë një live në rrjetet sociale, ku Kiara ka nisur që t’i kërkojë ‘llogari’ Luizit për pyetjet që ndjekësit i bënin në “Twitter”.

Dikush e ka pyetur moderatoren e njohur si ia ka vendosur emrin Luizi në telefon, ndërsa ajo i tregon: “Korba”.

Ndërsa Luizi mes të qeshurash, tregon historinë që fshihet pas këtij emri:

“Kur isha në Korçë m’u afrua një zonjë për të bërë foto dhe unë isha duke folur me Kiarën me video. Kiara ishte ishte e shtrirë në krevat përgjumshëm dhe kur e pa kjo zonja tha ‘uaa, ja dhe kjo korba’. E pyeta ça domethënë korba e m’a shpjegoi. Na mori gazi të dyve dhe i vendosa emrin në telefon ashtu. Por kjo mund të ndryshojë”.