Romelu Lukaku po bën gjithçka për t’u rikthyer te Interi.
Sipas raportimeve të medieve britanike, belgu ka vendosur të heqë dorë nga mbi një milion paund në vit për të qenë pjesë e “zikaltërve”.
E vetmja pengesë për të mbyllur këtë transferim tashmë është gjetja e një zgjidhjeje mes Interit dhe Chelsea-t, klubit që ka në pronësi kartonin e sulmuesit. Nga ana e tij, Lukaku ka përsëritur se nuk është aspak i interesuar të kalojë te Juventusi.