Dafina Zeqiri ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në një dasmë. Aty ajo kërceu e madje edhe këndoi këngen e re që pritet të publikohet shumë shpejt.
E mesa duket nuk doli duarbosh. Ajo mundi që të kapte buqetën e nuses, e sipas zakonit ai që e kap ka radhën për t’u martuar.
Dafina postoi foton me buqetën, ndërkohë që e shoqëroi me një “emoji” duke qarë.
Dafina Zeqiri ka nisur një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Dj Geek.
I dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë jo shumë e njohur në showbizin shqiptar. Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në Kosovë.