Jugu i Shqipërisë përmban xhevahire të fshehura që ende nuk janë shpalosur në rrjetet sociale.
Këtë mendim e shprehin të huajt kur përballen me një natyrë më të bukur nga sa e prisnin.
Një nga këto perla është gadishulli i Karaburunit me gjiret e tij, jo vetëm ato ku ndalojnë çdo ditë anijet turistike apo skafet, por dhe zonat më pak të eksploruara të anës tjetër. Turistët mrekullohen në gjirin e Dafinës, të Bristanit apo Nezhajve ku ndodhet dhe shpella e sekreteve
Në gjirin e gramës gjetëm shumë të huaj të tërhequr prej instagramit.
“Jam nga Xhamaika. jetoj në Londër. Pasi pashë këtë bukuri në instagram vendosa ta vizitoj. Mund të them shumë thjesht, plazhet më të bukura në bote gati si xhamaika”, tha një turist.
“Unë vij nga Spanja pasi më tërhoqën bukuritë e vendit tuaj në Instagram. Kam një javë që pushoj dhe gjirin e Gramës ma sugjeroi një shok”, tha një turist tjetër.
“Hera e parë që vi në Vlorë. Është një vend perfekt për sportet nënujore, por dhe një vend i qete pa shumë njerëz. E zbulova në Google mora një varkë dhe erdhëm këtu në Gramë”, tha një tjetër..
“Unë jam Zhoar nga Brazili. jemi surprizuar me fshatin e Dhërmiut , ndërsa bukuritë e Karaburunit i zbuluam nga Instagrami”, u shpreh një turist.
“Unë quhem Lorenco nga Italia. e dashura ime është gjysmë shqiptare dhe jam duke përjetuar pushime të bukura në Shqipëri”, tha një turist tjetër nga Italia.
Pjesa më e madhe e atyre që gjetëm në guidën tonë rreth Karaburunit në këtë lundrim ishin të huaj por Shqipëria ka ende shumë cepa të pa eksploruar edhe nga vetë shqiptarët.