Është martuar të premten në një ceremoni përrallore modelja shqiptare Bleta Gashi. Ceremonia është zhvilluar në jug të Italisë, në një nga zonat më të bukura, njëherësh më luksoze.

28-vjeçarja ka publikuar disa foto nga dasma ku shfaqet shumë elegante me fustanin e nusërisë.
Nuk dihet shumë për partnerin e Bletës, ai besohet të jetë sipërmarrës zviceran.

Kujtojmë se Bleta e nisi karrierën rreth 10 vite më parë si modele e miss në gara të ndryshme. Prej disa kohësh, ajo është më e distancuar duke zgjedhur një profil më të ulët.