Kylian Mbappe u shpall lojtari francez më i mirë për sezonin 2022/2023 nga L’Equipe dhe France Football. Ai dha një intervistë në të cilën analizoi sezonin dhe tregoi ambiciet e tij për të fituar gjithmonë.
“Dhe nuk ka rëndësi me kë luaj, nuk ka rëndësi fanella ime, nuk ka rëndësi se ku, pavarësisht vitit, nuk kënaqem kurrë me fitoren”, u shpreh Mbappe.
Ndërsa shtoi se: “Nuk dua të jem në një ekip vetëm për të marrë pjesë. Prandaj ndonjëherë njerëzit mendojnë se jam arrogant.”
Kylian Mbappe: “Arsyet për të besuar se është sezoni im i fundit në Ligue 1? Është shumë e thjeshtë, unë jam një konkurrent, kur luaj, luaj për të fituar. Dhe nuk ka rëndësi me kë luaj, nuk ka rëndësi fanella ime, nuk ka rëndësi se ku, pavarësisht vitit, nuk kënaqem kurrë me fitoren. Shkoj me pushime rikuperoj energjinë dhe kthehem me urinë që e dinë të gjithë. Unë jam gjithmonë i pakënaqur, kështu që kurrë nuk jam i impresionuar me atë që bëj. Tashmë është çelësi i parë për të kuptuar veten sepse çdo gjë që bëj, i them vetes se mund ta bëj përsëri dhe më mirë. E kam këtë uri për të fituar.
Nuk dua të jem në një ekip vetëm për të marrë pjesë. Prandaj ndonjëherë njerëzit mendojnë se jam arrogant. Nuk kam frikë as nga dështimi, është pjesë e karrierës së një futbollisti. Por e kam të thellë bindjen se kam lindur për të fituar dhe dua t’ua tregoj të gjithëve.
Nuk e di se çfarë i mungon PSG-së për të fituar Championsin, nuk është një pyetje për mua. Duhet të flisni me njerëzit që përbëjnë ekipin, të cilët organizojnë skuadrën, që ndërton këtë klub. Thjesht përpiqem të bëj punën time sa më mirë. Isha lojtari më i mirë, golashënuesi më i mirë për të pestin vit radhazi në Ligue 1. Shumë gjëra më bëjnë krenar. Së pari, kam vazhduar të fitoj tituj dhe sigurisht jam i kënaqur që kam ruajtur nivelin tim personal, me një sezon rreth 50 gola. Kam pasur momente dhe paraqitje të jashtëzakonshme, edhe pse mendoj se mund të bëja akoma më mirë.”