Kylian Mbappé dhe shkëputja me Paris Saint-Germainin është një “luftë” e shtrirë pothuajse kudo, nga Franca në Japoni ku parisienët janë në turne, por edhe në Arabi dhe Spanjë. Të gjithë sytë janë të përqendruar te francezi dhe te lëvizjet për të ardhmen e tij, me jo-në tingëlluese ndaj Al Hilalit, që mërziti si arabët ashtu dhe transalpinët që kishin arritur tashmë një marrëveshje, me ish-talentin e Monakos që ka një mendim fiks në mendje: Real Madrid. Por nga Blancos gjithçka është e heshtur nga këndvështrimi i tregut, me trajnerin Carlo Ancelotti, i cili pas daljes fitimtare ndaj Manchester United, “shkarkoi” francezin, duke mbyllur, të paktën për momentin, uljen e tij mes merengëve.
“Skuadra është shumë mirë kështu. Jemi të kompletuar”, tha Ancelotti në konferencën për shtyp pas suksesit 2-0 ndaj United, fjalë që sigurisht nuk do t’i pëlqejnë Mbappe-s, i cili në orët e fundit ka qenë kategorik me El Hilal. Asnjë mundësi, në fakt, nga ana e francezit për t’u ulur në tryezë për negociatat që do të çonin në një kontratë faraonike, me shpresën se do të mund të çlirohej në parametra zero për t’u bashkuar me klubin më të lakmuar: Real Madridin.
Nga Spanja gjithçka është e heshtur dhe strategjia është e qartë. Një kamuflim i vërtetë nga Florentino Perez dhe Blancos që presin të kuptojnë diçka më shumë për të ardhmen e Mbappe-s, i cili e ka çuar PSG-në në acarim maksimal prej ditësh. Në fakt, “lufta” ka nisur prej javësh, me francezin që nuk ka ndërmend të rinovojë me klubin transalpin, i cili nga ana e tij nuk ka ndërmend dhe aq më pak dëshirë ta humbasë me zero verën e ardhshme.