Kylian Mbappe është rikthyer në stërvitje në qendrën stërvitore të klubit në Poissy.
Mediet franceze raportojnë se sulmuesi u prit me entuziazëm nga dhjetëra tifozë pas mbërritjes së tij në “Poissy”, por ai nuk u duk aspak i lumtur.

Ndërkohë klubi i PSG-së ka ndaluar çdo reagim për mediet në lidhje me këtë çështje, për aq kohë sa ndodhet në Japoni për përgatitje parasezonale.

Vitinha dhe Danilo, dy lojtarët që dhanë intervista në kuadër të miqësores kundër Al-Nassr, kanë bërë të ditur se nuk mund të flasin për këtë temë. E njëjta gjë vlen edhe për trajnerin Luis Enrique, i cili nuk do të jetë në gjendje të komentojë për çështjen e Mbappe.