Martin Harris do të jetë ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kiev, ka njoftuar qeveria. Zoti Harris ka shërbyer më parë në Kiev midis 2003 dhe 2008, si dhe në Moskë dhe Bukuresht në Rumani.

“Jam i lumtur që po kthehem në Ukrainë për të udhëhequr punën jetike të Ambasadës sonë në mbështetjen e qeverisë dhe popullit ukrainas ndërsa mbrojnë vendin e tyre dhe vlerat tona të përbashkëta. Marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me Ukrainën nuk kanë qenë kurrë më të forta dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”– tha Harris.