Pasi fitoi gjithçka në sezonin e fundit me Manchester City-n, Kyle Walker është në kërkim të një sfide të re. Sipas raportimeve të medieve britanike, mbrojtësi dëshiron të largohet nga skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola.
Realizoi 9 gola sezonin e fundit, Augsburg blen Mërgim Berishën nga Fenerbahce
Drejtuesit e City-t, nga ana e tyre, po përpiqen të bindin Walker të qëndrojë në Manchester. Bisedimet mes palëve janë duke u zhvilluar dhe vendimi përfundimtar pritet javën e ardhshme.
Ndërkohë, Bayern Munich ka shfaqur interesim të madh për futbollistin anglez, kontrata e të cilit me City-n skadon në qershor të vitit 2024.