Ndërsa të gjithë po flasin për filmin “Në kuadër të dashurisë” dhe kurioziteti për të parë Oltën dhe Luizin në rolet e protagonistëve është i madh, duket se ka të reja të tjera. Olta dhe Luizi patën një marrëdhënie të tensionuar brenda shtëpisë së BBVIP, por u duk se jashtë u bënë miq. Por kjo miqësi nuk ka zgjatur shumë, pasi në sheshxhirim ata kanë pasur përplasje të shumta.

Sipas Panorama Plus, dy protagonistët janë shfaqur shpeshherë nervoz ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastit të aktorëve. Media shton se Olta dhe Luizi nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin dhe vulën këtij raporti ia ka vendosur edhe fakti që nuk ndiqen në Instagram.

Merr fund miqësia e Oltës me Luizin, përplasje dhe debate

Dëshmitarët e këtyre problemeve mes tyre kanë rrëfyer se Olta shpeshherë ka debatuar me Luizin edhe për nivelin e tij në aktrim, duke pasur disa kërkesa më shumë ndaj tij, por edhe ndaj stafit. Natyrisht që përplasjet jo në të gjitha rastet kanë nisur vetëm nga Olta, pasi dëshmitarët kanë zbuluar se shpesh ka qenë Luizi ai që ka pasur momente acarimi me kolegen e tij në film, shkruan Panorama Plus.

Sa i përket përplasjes së fundit të Luizit me Dean, edhe kjo ka nisur në Korçë, teksa kanë qenë duke xhiruar. Luizi është protagonist në këtë film, ndërsa Dea ka vetëm një rol episodik.

Thuhet se konflikti ka nisur gjatë xhirimeve, çfarë ka bërë që pas përplasjeve të ndërpresin çdo komunikim mes tyre, pavarësisht bashkëpunimit për shkak të punës.