Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me Kryetarin e Bashkisë Erjon Veliaj morën pjesë në ceremoninë e shpërndarjes se certifikatave të mirënjohjes dhe medaljeve për 163 nxënës që morën 10.00 në të paktën një prej provimeve të Maturës Shtetërore 2023.
Në fjalën e saj, Ministrja Kushi iu drejtua jo vetëm maturantëve ekselentë, por të gjithë maturantëve të diplomuar, duke nënvizuar se çdo profesion është i nderuar nëse punohet me përkushtim dhe integritet.
Znj. Kushi theksoi se vëmendja dhe mbështetja e Ministrisë së Arsimit është e njëjtë për të gjithë, si për ata që kanë vendosur tëhyjnë menjëherë në tregun e punës, ata që kanë vendosur të ndjekin kurse profesionale.
“Shqipëria ka nevojë për të gjithë dhe pikërisht kjo është arsyeja që ne duhet t’i vlerësojmëtë gjitha profesionet. Çdo profesion është i nderuar nëse punon me përkushtim dhe integritet”- theksoi znj. Kushi.
Ministrja u ndal edhe tek disa nga politikat e ndërmarra nga qeveria shqiptare gjatë këtyre viteve, si ndërkombëtarizimi , apo profilizimi i universiteteve.
###
https://fb.watch/lHWyW3VifO/