Miqësorja e luksit për klubin shqiptar të Egnatias kundër Interit do të luhet me 13 gusht në stadiumin “Paolo Mazza”, në Ferrare.
Klubet prej kohësh po diskutonin për detajet e kësaj marrëveshje, ndërsa me në fund u përcaktua edhe stadiumi se ku do të luhej, i cili ka një kapacitet prej 16 mijë vendesh.
Kjo miqësore për Interin do të jetë e fundit, ndërsa gjithashtu do të luhet vetëm 6 dite para nisjes së Seria A.
Ajo u bë e mundur falë miqësisë që drejtuesit e klubit Rrogozhinas kanë me zv.presidentin e Interit Javier Zaneti, i cili është një legjendë e klubit italian.
Ndeshja është caktuar të nisë në orën 20:00 pavarësisht se ende nuk është bërë zyrtare nga të dy klubet.