Të gjithë e kemi një person në jetë që përgjigjet një herë në 15-ditësh, të pyet “Ku je?” dhe thjesht zhduket, apo ta lë ‘seen’ sikur paguhet për këtë punë. Me shumë gjasa, personi në fjalë i përket një prej këtyre shenjave:

Dashi

Si një shenjë që udhëhiqet nga Marsi, Dashi është përherë në lëvizje, i zënë dhe s’ka kohë të kthejë mesazhe. Dashi i jep prioritet gjërave që ka përballë dhe atyre që po ndodhin në moment.

Shenja e ujit përjeton 200 emocione në moment, ndaj është shumë e thjeshtë që të shpërqendrohet dhe ta lërë ‘seen’ mesazhin. Gaforrja ose kthen në moment, kur ka diçka shumë të rëndësishme, ose e harron fare që ekziston një pajisje teknologjike si telefoni.

Akrepi

Akrepi është gati të bëjë qejf, por jo gjithnjë do të dërgojë mesazhe dhe të mbajë një bisedë me njerëzit. Është shumë e thjeshtë ta mërzisësh një Akrep dhe mos të marrësh kurrë një përgjigje prej kësaj shenje. Mos u keqkupto: Akrepi të ka xhan, thjesht përton.

Ujori

Një Ujor i lexon mesazhet e tua nga notification bar dhe nëse është thjesht një meme apo s’i ngjall interes, nuk do të të kthejë fare përgjigje. Shenja e ajrit shpërqendrohet shpejt, nuk para ndërvepron shumë me telefonin dhe shpesh harron të përgjigjet.

Peshqit

Peshqit luajnë pak me dy standarde, pasi janë shumë empatikë dhe vdesin kur dikush i kujton dhe i shkruan, por s’janë më të mirët për të kthyer përgjigje, apo për të vazhduar bisedën.