Adele ndërpreu koncertin e saj të fundit në Las Vegas duke kundërshtuar trendin më të fundit të fansave që po godasin artistët me objekte në skenë.
Trendi nisi muajin e kaluar kur Bebe Rexha u godit me celular në fytyrë, e ndjekur nga shuplaka që iu dha Ava Max apo një fanse që hodhi hirin e nënës së saj në skenë në koncertin e Pink. Adele, e cila performon gjatë fundjavave në “Ceasar’s Palace Hotel & Casino” ndaloi pëer një moment dhe tha: A e keni vënë re se si njerëzit po harrojnë etikën duke hedhur objekte në skenë, i keni parë? As mos guxoni, po guxuat të më hidhni diçka, unë do t’ju vras. Ajo nisi të qeshte dhe tha se “mund të gjuante sende ndaj audiencës”.