Marjana Vardhinojani ka vdekur sot në një klinikë të Athinës në moshën 80 vjeçare.

E njohur për aktivitetin e saj humanitar, Marjana Vardhinojani ishte bashkëshorte e biznesmenit më të fuqishëm të Greqisë, Vardhis Vardhinojanis.

Ajo ishte ambasadore e vullnetit të mirë të UNECSO-s dhe presindente e fondacionit “Elpidha” një fondacion që kuronte falas fëmijë të prekur nga leucemia.

Marjana Vardhinojani ishte arvanite.

Ajo ishte krenare për origjinën e saj, madje me miqtë e shumtë të saj shqiptar, shpesh fliste shqip.