Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për ndotjen e lumit Vjosë nga ‘Albpetrol’.Rama tha se pastërtia në Shqipëri është prioritet i qeverisë.

“Edhe për mbetjet dhe ujërat e zeza, jemi të vetëdijshëm për këtë. Shqipëria më e pastër se sot s’ka qenë kurë. Në Shqipëri kemi një numër turistësh marramendës. Pavarësisht se rritja e numrit të tyre shoqërohet edhe me rritjen e numrit të mbetjeve. Pastërtia mbetet ende në vëmendjen tonë, është sfidë. Ministrja e turizmit i rri në kokë. Të gjithë turistët e huaj impresionohen me bukurinë. Parku Kombëtar ka zgjidhjen e mbetjeve dhe kanalizimeve, natyrisht këto bëhen me fonde. Ne jem duke bërë projektin. Kemi mbështetje të konsiderueshme me partnerët, edhe kjo situatë do ndryshojë. Mund të paralizohesh sa të duash pse derdhen ujërat në Vjosë, po nuk di mënyrë sesi t’i hedhim këto kanalizime në rrugë. Kapacitetet të tilla janë. Parkun kombëtar e kemi të shoqëruar me projektin me aleancën.”-tha Rama.