22 persona janë arrestuar gjatë javës që lamë pas në Tiranë për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike dhe për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, gjatë javës që lamë pas janë vendosur: 261 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara; 586 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit; 55 masa administrative për xhama të errësuar; 352 masa administrative për mosdhënie përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha; 1487 masa administrative për mosvënie të rripit të sigurimit, nga drejtuesit e automjeteve; 367 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve; 224 masa administrative për parakalime të gabuara.