Jackson Laurentino në Superligën e Turqisë. Kapiteni i Egnatias, është transferuar te klubi i Istanbulsporit, që njihet edhe si skuadra e shqiptarëve.

Pasi ka në përbërje emra si Eduart Rroca, Valon Ethemi, Sidrit Guri, Jetmir Topalli dhe Florian Loshaj.

Gerrard: Së shpejti kampionati i Arabisë Saudite do të jetë një nga më të mirët në botë
Klubi turk ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në fazën përgatitore. Aty ku bën pjesë edhe Jackson.

Sulmuesi i majtë, i cili aktivizohet edhe si mesfushor i avancuar, ishte pjesë e Egnatias në tri sezonet e fundit. Nga Kategoria e Parë te fitimi i Kupës së Shqipërisë dhe sigurimi i kualifikimit në Europë për herë të parë në histori.