Përforcim nga Celta Vigo për Atletico Madrid. Colchoneros kanë siguruar shërbimet e Javi Galan nga klubi galician për shumën 5 milionë euro (përfshirë bonuset).
Anësori i majtë ka firmosur deri në vitin 2026 me klubin kryeqytetas. 28-vjeçari zhvilloi 28 ndeshje në dy sezonet e fundit me Celta Vigo-n, duke shënuar edhe një gol. Realizoi 9 gola sezonin e fundit, Augsburg blen Mërgim Berishën nga Fenerbahce
Galan është një anësor modern, i cili bën shumë mirë të dy fazat e lojës. Duke dhënë kontribut në prapavijë.
Por edhe duke ndihmuar skuadrën me daljet e tij përpara në krah dhe krosimet e sakta në zonën kundërshtare. Trajneri Diego Simeone pret tani edhe zyrtarizimin e Cesar Azpilicuetas, ish-kapitenit të Chelsea. Përforcimi i radhës në prapavijë.
33-vjeçari, i cili ishte pranë transferimit tek Interi, do të zbarkojë me parametra zero në “Wanda Metropolitana”.