Dusan Vlahovic mbetet një temë e hapur në Torino, me sulmuesin serb që pritet të sakrifikohet në kushtet ku Juve po has jo pak vështirësi financiare, ndërsa prezenca e tyre në Evropë është në dyshim të fortë. Sigurisht, Vlahovic mund të largohet vetëm nëse vjen një oferte e përshtatshme ekonomike. Pavarësisht se serbi mbylli një sezon jo pozitiv, me 14 gola në 42 ndeshje, Vlahovic mbetet një emër i kërkuar në treg. Janë disa ekipe nga Premier League që vijojnë të shfaqin interesim për Vlavohic, mbi të gjitha Chelsea.
Londinezët mbeten në kërkim të një qendërsulmuesi dhe sipas La Gazzetta dello Sport, në këto ditë korriku blutë mund të paraqiten me një ofertë konkrete për Vlahovic. Ky nuk është një lajm i mirë për Brojën, pasi një afrim i mundshëm i Vlahovic në Londër do të zvogëlonte hapësirat për “bomberin” kuqezi. Jo vetëm Chelsea, interesim për Vlahovic kanë shfaqur edhe Tottenham e Man.United. Në lidhje me merkaton në hyrje, tani në dorë të Guintolit, objektivi mbetet fiks, Milinkovic-Savic.