Moderatorja Kiara Tito është shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”, ku ka folur për jetën pas Big Brother-it, romancën me Luiz Ejllin si dhe për karrierën profesionale.
E sigurisht edhe komentet ishin të shumta. Një prej tyre iu drejtua me etiketimin “kamarierja e Lushnjes”.
“O Zot kamerierja e Lushnjës në cover”, shkruan ndjekësja.
“Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, iu përgjigj Kiara.