Interesimi i Manchester United për Andre Onanën u përkthye në një propozim zyrtar.
“Djajtë e kuq” po lëvizin për të blerë portierin kamerunas, me “Athletic” që raporton se tashmë një propozim prej 45 milionë eurosh i është dorëzuar italianëve.

Sipas raportit të Mesos, Interi është përgjigjur duke kërkuar 60 milionë, por besohet se të dy palët do të gjejnë diku në mes, me Onanën të etur për të kaluar në Premier League për t’u ribashkuar me Erik Ten Haag (pas 5 vitesh te Ajax nga viti 2017 deri në 2022).

Ndërkohë, e ardhmja e David De Geas te United mbetet në dyshim, me të dyja palët ende në negociata nëse do të rinovojë kontratën.