diskutim për liberalët.

Në këto grindje, kancelari gjerman socialdemokrat shpesh mbetet i padukshëm dhe merr kritika nga shumë anë.

Kancelar, jo kauboj

Por Scholzi mbetet ai që është. Unë nuk jam John Wayne, tha ai në një intervistë me kanalin e parë gjerman, ARD, duke aluduar për rolet e aktorit hollivudian në filmat Western. Politika nuk funksion kështu.
“Jemi një familje me tre parti dhe mbi 80 milionë qytetarë e ku secili ka një opinion mbi të gjitha çështjet se si mund të fitojmë të ardhmen tonë.” Një baba autoritar nuk do të ishte një metodë e mirë për një familje moderne. Në besimin e tij të patundur, megjithatë, kancelari supozon se koalicioni do të kthehet vetë në rrugën e duhur. Ai ka përshtypjen se të gjithë e kanë kuptuar se ka shumë punë për t’u bërë dhe në të njëjtën kohë ka ende shumë punë përpara. Ai tha se partitë e koalicionit tani duhet të bëjnë “më pak zhurmë” dhe më shumë punë me rezultate të shpejt