Yevgeny Prigozhin u pa për herë të fundit në publik në ditën e kryengritjes në Rostov-on-Don, Rusi. Që atëherë, nuk dihet ku ndodhet shefi i grupit mercenar rus, Wagner.

Pas përfundimit të rebelimit, Alexander Lukashenko njoftoi se ishte rënë dakord që ai të shkonte në Bjellorusi. Megjithatë, nuk dihet se ku ka shkuar dhe ku ndodhet tani.
Disa ditë më parë, Kremlini konfirmoi se disa ditë pas kryengritjes, Putin dhe Prigozhin u takuan në Kremlin. Tani është shfaqur një foto e publikuar nga mediat ruse, ndërsa tregon Prigozhinin të ulur në shtrat në një tendë.

“Media ruse publikon një fotografi të pretenduar të fundit të Prigozhin në një tendë polake në (gjoja) Bjellorusi”, shkruan Anton Gerashchenko, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës. Fotoja nuk është konfirmuar edhe pse e ka publikuar zyrtari ukrainas.