Papa Françesku i ka bërë thirrje Rusisë që të rikthejë marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.
“U bëj thirrje vëllezërve të mi, autoriteteve të Federatës Ruse, që nisma e Detit të Zi të rifillojë dhe gruri të transportohet në mënyrë të sigurt”, tha Françesku gjatë mesazhit të tij sot. Udhëheqësit afrikanë i kërkuan gjithashtu Vladimir Putinit të rivendoste marrëveshjen e grurit në një samit gjatë fundjavës.

Marrëveshja i kishte lejuar Ukrainës të eksportonte grurë nga portet e saj detare pavarësisht luftës, por Rusia tani është tërhequr pasi tha se kushtet e saj nuk ishin përmbushur.